Klinaku reagon pas zgjatjes së mandatit të Speciales

Aktuale

Klinaku reagon pas zgjatjes së mandatit të Speciales

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 20:28
Faton Klinaku

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar pas zgjatjes së mandatit të Gjykatës Speciale.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar pas zgjatjes së mandatit të Gjykatës Speciale.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Klinaku ka shprehur keqardhjen e tij për këtë vendim për Specialen.

“Veç po më vjen inati që na kanë gjetë të ligë, pa deputetë, pa kryeministër, pa Avokat të Popullit e po na bëjnë çka po donë!”, ka shkruar ai ndër të tjerash.

Reagimi i plotë i Klinakut, pa ndërhyrje:

Qenkan mbledhur tre gjykatës të Hagës dhe po pretendojnë se përbëjnë Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Në emër të saj e paskan vazhduar mandatin e vet, të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

https://www.scp-ks.org/sq/aktgjykim-mbi-referimin....

Amandamenti nr 24, neni 162, pika 3:

Një Dhomë e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga tre (3) gjyqtarë ndërkombëtar të emëruar shtesë krahas gjyqtarëve të referuar sipas Nenit 114 (1), do të vendosë ekskluzivisht mbi referimet kushtetuese sipas Nenit 113 të Kushtetutës në lidhje me Dhomat e specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me ligjin e veçantë.

Veç po më vjen inati që na kanë gjetë të ligë, pa deputetë, pa kryeministër, pa Avokat të Popullit e po na bëjnë çka po donë!. 

Qenkan mbledhur tre gjykatës të Hagës dhe po pretendojnë se përbëjnë Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Në...

Posted by Faton Klinaku on Thursday, November 26, 2020
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat