Termkolli: Serbia merret me neve, ne merremi se kush i ka sytë e zi e të gjelbër

Aktuale

Termkolli: Serbia merret me neve, ne merremi se kush i ka sytë e zi e të gjelbër

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 21:25
Melihate Termkolli

Ish-deputetja e LDK’së, Melihate Termkolli, ka deklaruar se në Kosovë vetëm politikë nuk po bëhet, përderisa, sipas saj, Serbia po koncentron të gjitha forcat kundër Kosovës.

Termkolli, e ftuar në emisionin ‘Pressing’, ka thënë se në vend preokupim është rënia e qeverive e zgjedhjeve të reja, teksa e ka vlerësuar një gjë të tillë si krizë kombëtare.

“Skena politike në Kosovë ka hy në pazare, fatkeqësia jonë e madhe si shtet është që në Kosovë nuk ka politikë. Ne jemi tu u marrë me atë se kush i ka sytë e zi e kush të gjelbër.

Mungesa e kësaj politike neve na ka shkapërderdhë, s’po kemi qare pa u marrë me atë se kush po merret president, përderisa Serbia po bënë politika kundër Kosovës. Nuk po e dëgjoj një njëri që thotë si me dalë prej kësaj krize”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat