Çfarë po ndodh në Podujevë? Isa Mustafa e Agim Veliu bëjnë fushatë, ndërhyjnë aktivistët e VV-së dhe shkaktojnë tensione

Aktuale

Çfarë po ndodh në Podujevë? Isa Mustafa e Agim Veliu bëjnë fushatë, ndërhyjnë aktivistët e VV-së dhe shkaktojnë tensione

Nga: D.RR Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 14:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy ditë para zgjedhjeve për kryetar komune, është tensionuar situata në Podujevë.

Në video, shihet se në sheshin e qytetit të Podujevës janë grumbulluar simpatizantë të të dyja partive, VV dhe LDK.

Pikërisht aktivistë të LVV-së, kanë brohoritur pak para se në këtë shesh të zbriste kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në ditën kur edhe mbyllet fushata për zgjedhjet e parakohshme.

Ndryshe, zgjedhjet në Podujevë do të mbahen këtë të dielë.

Në garë për kreun e komunës janë tre kandidatë. Nexhmi Rudari (LDK), Shpejtim Bulliqi (VV) dhe Naim Fetahu (PDK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat