“Jo veç Podujevën”, Zogaj: Kurti do t’i fitojë i vetëm zgjedhjet në krejt komunat

Aktuale

“Jo veç Podujevën”, Zogaj: Kurti do t’i fitojë i vetëm zgjedhjet në krejt komunat

Nga: A.Zh Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 22:09
Albin Kurti

Analisti politik Petrit Zogaj, ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, do t’i fitojë zgjedhjet i vetëm kundër të gjitha partive politike në Kosovë.

Ai ka thënë se partitë politike në Kosovë e din këtë fakt, ndaj nuk po e duan shkuarjen në zgjedhje të reja, përcjell Bota sot.

Reagimi i Zogajt vjen pas gabimeve në drejtshkrim të Flakron Shalës, që ishte emëruar konsull në Pragë, por që ky i fundit është shkarkuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani.

Reagimi i Zogajt në Facebook:

Kur ta mendon: 25 vjeç, në përfundim të doktoraturës, konsull, anëtar i bordeve në kompani ndërkombëtare, e dy fjali s’mundet me i shkru si duhet.

Albini veç vet, jo Podujevën dhe kundër veç një partie, por të gjitha komunat, e kundër te gjitha partive bashkë ka me t’i fitu zgjedhjet. Zaten, duke e ditë këtë fakt, s’ka kush që i çon në zgjedhje LDK-PDK dhe AAK. Ama s’kanë ku ikin edhe shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat