Këto janë të gjitha aktivitetet që institucionet e Kosovës do t’i mbajnë për Ditën e Flamurit

Aktuale

Këto janë të gjitha aktivitetet që institucionet e Kosovës do t’i mbajnë për Ditën e Flamurit

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 07:08
Ilustrim

Ngjarjet për ditën e sotme:

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bën homazhe te monumenti i heroit kombëtar Gjegj Kastrioti- Skënderbeu. (Vendi: Sheshi ‘’Skënderbeu’’- Prishtinë, 09:00)

Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te shtatorja e Presidentit historik Ibrahim Rugova. (Vendi: Sheshi ‘’Ibrahim Rugova’’- Prishtinë, 09:10)

Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te kompleksi memorial i familjes Jashari në Prekaz. (Vendi: Prekaz- Skenderaj, ora 10:00)

Me rastin e Festës së Flamurit, Komuna e Skenderajt organizon disa aktivitete si në vijim:

Agjenda

0ra 09:00 – Nderime te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Sheshi “Adem Jashari, Skenderaj)

Ora 09:15 – Homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari në Prekaz.

Parakalimi i Miti Klubit “Veteranët e UCK-së”

Fluturimi i paragllajdistëve mbi Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Ora 09:40 – Homazhe te Memoriali i Dëshmorëve në Marinë.

10:00 – Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne, ndarja e titullit “Qytetar Nderi” të humanistit Halil Kastrati dhe kampionit botëror në boks, Haxhi Krasniqi.

Për nder të 28 Nëntorit “Ditës së Flamurit”, Komuna e Deçanit bën inaugurimin e dy lapidarëve në Isniq dhe në Carrabreg të Ulët.

Agjenda:

Ora 10:00 – Përurimi i Lapidarit të dëshmorëve në Isniq;

Ora 10:30 – Përurimi i Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Carrabreg i Ulët;

Ora 11:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan!

10:00 – 13:00

Për nder të 28 Nëntorit “Ditës së Flamurit”, Komuna e Prizrenit organizon këto aktivitete.

Agjenda:

Ora 10:00 – Inaugurimi i bustit të “Gjergj Kastriotit- Skënderbeut” (Katedralja e e “Zojës Ndihmëtare”);

Ora 11:00 – Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë;

Ora 13:00 – Inaugurimi i shtatores së “Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”. (Te rrethi afër Stacionit të Autobusëve).

11:00 – 13:00

Për nder të 28 Nëntorit “Ditës së Flamurit”, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon këto aktivitete.

Agjenda:

Ora 11:00 – Kori performon para ministrisë tri këngë;

Ora 12:00 – AKKV “Shota” mban takim në kabinet me ministren Vlora Dumoshi;

Ora 13:30 – Hapet ekspozita e Anton Çettës. Merr pjesë kryeministri Avdullah Hoti. (Muzeu Kombëtar)

Bëhet fillimi i punimeve të Kompleksit Memorial në Krushë të Madhe. (Krushë e Madhe, ora 12:00)

Komuna e Gjilanit, me rastin e Ditës së Flamurit, mban disa aktivitete.

Agjenda:

09:30 – Homazhe te lapidari i Abdullah Tahirit

10:00 – Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

10:20 – Homazhe tek lapidarët e heronjve në qendër

10:30 – Të rinjtë në kulturë dhe edukim – (Çerdhja e fëmijëve në Dardani)

11:00 – Ndarja e çmimeve Idriz Seferi, Agim Ramadani dhe Heroina e Qytetit (Zyra e Kryetarit)

11:30 – Shenjëzimi i pllakave të falënderimit për shtetet mike (te Çarshia e Gilanit në qendër)

20:00 – Koncert festiv i AKV GJILANI – Salla e Teatrit të Qytetit – LIVESTREAM

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat