Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen momentin kur zyrtarë të Speciales ia dërguan ftesën

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen momentin kur zyrtarë të Speciales ia dërguan ftesën

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 19:47
Gjykata Speciale

Pas më shumë se pesë vitesh votimi nga Kuvendi i Kosovës, Gjykata Speciale ende është duke ftuar ish-pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për intervistim.

Së fundmi, Specialja më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit, i ka dërguar ftesë ish ushtarit të UÇK-së, Naim Kadolli.

Kadolli i cili ka luftuar në zonën e Pashtrikut në brigadën 123 në Budakovë, ka rrëfyer momentin kur zyrtarë të Specialës ia kanë sjellë ftesën në shtëpi.

‘’Ftesën e kam marrë sot para 3-4 orësh, do të thotë në Ditën e Flamurit. Në shtëpi ma kanë sjellë ftesën një hetues çek dhe një austriak. Më 12 dhejtor duhet të jem në ora 10.00 në Hagë. Jam i ftuar në cilësinë e të dyshuarit, si dëshmitar i dyshuar. Letra ishte në versionin shqip dhe anglisht. Vetëm kaq di’’, tha Kadolli.

Ish-ushtari i UÇK-së i cili është invalid i luftës, thekson se nuk e njeh Gjykatën Speciale dhe se ftesën e ka pranuar vetëm për faktin se për themelimin e saj është votuar në Kuvendin e Kosovës.

‘’Ftesën e kam pranu, realisht nuk e njoh këtë gjykatë. Mirëpo sepse e ka votu parlamenti jem, kam luftu për këtë parlament prandaj do t’i përgjigjem ftesës. Për atë arsye do ta pranoj se përndryshe nuk e njoh këtë gjykatë’’, thotë Kadolli.

Kujtojmë se Naim Kadolli ka shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës ndërsa tani është pensioner dhe invalid i luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat