Gani Geci: Jemi në LDK se Rugova ka qenë i shkollum, se për si Ramushi jemi edhe vetë

Aktuale

Gani Geci: Jemi në LDK se Rugova ka qenë i shkollum, se për si Ramushi jemi edhe vetë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 22:29
Gani Geci:

Ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka rrëfyer për kohën kur kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, i kishte bërë ofertë të anëtarësohej në partinë e tij.

Geci, i ftuar në emisionin ‘Personale’, ka thënë se arsyeja përse iu kishte bashkëngjitur LDK’së ishte figura e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

“Ka qenë në odë bashkë me Steven Shook-un dhe Hysen Gërvallën, për me u ba anëtar të partisë së tij. Ne nuk kemi mujtë, sepse ne jemi kanë me LDK’në për shkak se Rugova u kanë personalitet i menqëm. Si Ramushi jemi edhe na”, ka deklaruar ai.

Ish-anëtari i LDK’së nuk e kishte kursyer me kritika Haradinajn as më herët. Ai ka thënë se kryetarit të LVV’së, ia ka dhënë Ramush Haradinaj, bashkë me Fatmir Limajn.

“Kur Vetëvendosje mbante protesta që gjuanin me gurë e rrihnin me stupca, Haradinaj e Limaj qëndronin mbrapa Kurtit dhe thoshin se kush guxon me prek Albin Kurtin ne jemi këtu si UÇK. Ata janë njerëzit kryesor që i kanë dhënë fuqinë kryesore këtij njeriu [Albin Kurtit]”, kishte thënë Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat