Vëzhguesi mban maskën me numër të kandidatit të LDK-së në Podujevë

Aktuale

Vëzhguesi mban maskën me numër të kandidatit të LDK-së në Podujevë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 09:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në qendrën e votimit në shkollën “Sami Frashëri” në fshatin Zhiti të Podujevës, një vëzhgues i Lidhjes Demokratike të Kosovës është parë duke mbajtur një maskë me numër të kandidatit Nexhmi Rudari.

Kjo parregullsi është shënuar edhe nga vëzhguesit e zgjedhjeve dhe personi në fjalë është detyruar ta heqë maskën.

Ndryshe, të gjitha vendvotimet në Podujevë janë hapur në kohë, ku numri i qytetarëve me të drejtë vote është 87 mijë e 381, ndërsa numri i qendrave të votimit është 45 me gjithsej 115 vendvotime.

Për të parin e Podujevës në garë janë tre kandidat, ku LDK garon me kandidatin Nexhmi Rudari, LVV me Shpejtim Bulliqin dhe PDK me Naim Fetahun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat