Hoti: Rreth 500 punëtorë do të përfitojnë nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike

Aktuale

Hoti: Rreth 500 punëtorë do të përfitojnë nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 11:18
Avdullah Hoti

Nënshkrimi i kontratave për financim të projekteve nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2020 ka filluar të bëhet sot.

Kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se është inkurajues fakti që rreth 500 punëtorë do të përfitojnë nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2020.

“Ju përgëzoj juve si përfitues dhe më inkurajon fakti që rreth 500 punëtore që do të përfitojnë nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2020. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën nëpër të cilën po kalojmë të gjithë së bashku – pasojat e pandemisë po i vuajmë të gjithë pa përjashtim.

Shpresoj që kjo masë sado simbolike që është – të jetë një lehtësim për bizneset e vogla dhe të mesme. Është me interes që janë marrë parasysh edhe specifikat e regjioneve të ndryshme në aspektin e zhvillimit rajonal”, ka thënë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat