Ganimete Musliu: Me Agim Veliun nuk ka mbet asgjë tjetër veç të bëjmë hajgare

Aktuale

Ganimete Musliu: Me Agim Veliun nuk ka mbet asgjë tjetër veç të bëjmë hajgare

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 12:12
Agim Veliu

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e rregullt plenare ku njërën nga pikat është edhe pyetjet parlamentare.

E deputetja nga PDK, Ganimete Musliu kishte një pyetje për ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliut, por që nuk e bëri pasi ai mungonte.

Musliu me të marrë fjalën tha se ministri i ka humb rruga në oborr pas humbjes që kishte dje në Podujevë.

Andaj edhe do të t’i duhet shumë kohë që të dijë rrugën për në Kuvend.

Por Musliu nuk u ndal me kaq shtoi se nuk ka mbet asgjë tjetër për të thënë për Veliun veç se të bëjnë hajgare me të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat