521 rastet e reja me COVID-19 vijnë nga këto komuna të Kosovës

Aktuale

521 rastet e reja me COVID-19 vijnë nga këto komuna të Kosovës

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:07
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 521 raste me koronavirus, ndërsa kanë ndodhur 10 vdekje.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 585 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.586 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.505. 

Si rëndom për nga numri i rasteve me koronavirus prin Prishtina, më pas radhitet Peja e Fushë Kosova.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 285 raste, Pejë 36 raste, Fushë-Kosovë 25 raste,  Gjilan 25 raste, Gjakovë 21 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Kamenicë 11 raste, Prizren 10 raste, Deçan 8 raste, Istog 8 raste, Drenas 7 raste, Suharekë 7 raste, Viti 7 raste,  Klinë 6 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Lipjan 3 raste, Vushtrri 2 raste, Obiliq 2 raste, Kaçanik 2 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Shtime dhe Novobërdë”, njofton IKSHPK.

Tutje IKSHPK bën thirrje te qytetarët që të vendosin maskën në publik të të Mbuloni gojën dhe të mbajnë higjienën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat