​Sqarohet ideatori i shtatores së Skënderbeut që u vendos në Prizren

Aktuale

​Sqarohet ideatori i shtatores së Skënderbeut që u vendos në Prizren

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Ideatori i shtatores së Skënderbeut në Prizren, Nue Oroshi është deklaruar rreth kritikave që u bënë pasi shtatorja e Skënderbeut u zbulua në Prizren në festën e 28 Nëntorit.

Oroshi ka sqaruar gjithë ecurinë e punës për Monumentin e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut në Prizren.

“Sqarim për opinionin gjithëshqiptar lidhur me ecurinë e punës për Monumentin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren. Fillimisht më vjen mirë që Monumenti i parë i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren ka ngjallur debate të mëdha. Këtë e shikoj si normale sepse e kemi Monumentin e parë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në të gjitha trojet etnike shqiptare, jashtë vlerave të realizmit socialist .Kjo i ka tërbuar të gjithë ata historian të artit dhe skulptor të cilët nuk mundën që të dalin jashtë vlerave të realizmitë socialist”, sqaron Oroshi.

Ai thotë se i ka sugjeruar autorit që të ketë katër elemente kur të bëhet shtatorja e për çka thotë se katër këto elemente i posedon monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

“Sa i përket porosisë së monumentit si historian i mesjetës, kur e kam bërë porosinë i kam sugjeruar autorit që ti ketë katër elemente që do ti cekë më poshtë: 1.Përkrenaren ku edhe e ka në kokë, 2.Aktin diplomatik apo volume mesjetare që e ka poashtu në dorë, 3.Shqiponjën që e ka në gjoks dhe 4.Veshjën e një kalorsi mesjetar perëndimor që e kanë pasur mbretërit perëndimor në këtë periudhë kohore. Të gjitha këto elemente i posedon monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren. Këto u thanë edhe në debatin që organizoj Top Channel. Më këtë dëshiroj të theksoi se Monumenti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut nuk ka fare të bëj me pamje otomane. Anën artistike ja kemi lënë autorit të punimit. Natyrisht edhe autori si skulptor e historian që është ka lexuar shumë literaturë historike, gjë që mund të ketë lexuar edhe kronikat osmane që është krejt e natyrshme për një skulptor dhe historian”, thuhet më tej në sqarim.

Tutje ai sqaron se “Ajo që po shoh nëpër debate është se kritikëve të artit si dhe skulptorve me idetë e realizmit socialist në Tiranë dhe Prishtinë ju ka ikur zogu nga dora pa e parë fare .Problemi qëndron se me këtë skulpturën autentike të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren, janë thyer klishet e komunizmit në aspektin e skulpturës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat