Përfundon vizita e ditës së tretë e Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij

Aktuale

Përfundon vizita e ditës së tretë e Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij

Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 17:28
Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia e tij pas përfundimit të vizitës treditore në Kosovë, nën përcjelljen e zyrtarëve të EULEX-it.

Ka përfunduar vizita e ditës së tretë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në shtëpinë e tij.

Pas disa orësh qëndrimi pranë familjes, Krasniqi është larguar nga shtëpia, nën përcjelljen e zyrtarëve të EULEX-it.

Në momentin e largimit, vëllai i tij është parë duke e përcjellë me emocione.

Krasniqit i ishte mundësuar qëndrimi në Kosovë për tri ditë, në kuadër të lejes së dhënë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat