Zulfaj mbledh Komitetin Zbatues, në fokus përmbushja e reformave të Kosovës

Aktuale

Zulfaj mbledh Komitetin Zbatues, në fokus përmbushja e reformave të Kosovës

Nga: A.M. Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 18:56
Jeton Zulfaj udhëheq mbledhjen për Planin e Rritjes

Nën drejtimin e Koordinatorit Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj, është mbajtur mbledhja e 12-të e Komitetit Zbatues për Planin e Rritjes, ku në fokus ishte ecuria e zbatimit të Agjendës së Reformave të Kosovës.

Gjatë takimit është shqyrtuar progresi në përmbushjen e hapave të reformave, me theks të veçantë në ato që duhet të realizohen deri në fund të vitit 2026, si dhe në reformat e planifikuara për gjysmën e parë të vitit 2027.

Sipas njoftimit, diskutimet janë përqendruar në gjendjen aktuale të zbatimit të reformave, aktivitetet e nevojshme për përmbushjen e obligimeve, identifikimin e sfidave dhe rreziqeve, si dhe nevojën për mbështetje shtesë gjatë këtij procesi.

Në mbledhje është theksuar rëndësia e koordinimit të ngushtë ndërinstitucional dhe zbatimit me kohë të reformave, në mënyrë që Kosova të përmbushë zotimet e saj në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Ky instrument synon të mbështesë reformat dhe zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit, ndërsa zbatimi i Agjendës së Reformave është pjesë e angazhimeve të Kosovës për shfrytëzimin e mundësive që ofron Plani i Rritjes i BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat