Deputeti i VV’së thotë PLAN’in nuk e bënë bashkë problemet e qytetarëve, por rritja e VV’së

Aktuale

Deputeti i VV’së thotë PLAN’in nuk e bënë bashkë problemet e qytetarëve, por rritja e VV’së

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 00:32
Deputeti i Vv’së, Hajrullah Ceku

Deputeti i VV’së, Hajrullah Ceku, ka thënë se partitë në pushtet nuk do mund t’i shtyjnë zgjedhjet e parakohshme edhe për shumë kohë derisa ka paralajmëruar ardhjen e partisë së tij në pushtet.

“Këta e kanë kuptuar se nuk mund të evitojnë zgjedhjet. Duhet të kuptojnë se duhet lënë qytetarët të votojnë. Nëse bëhet edhe një qeveri tjetër tash pa shku në zgjedhje i bjen se po shkojmë nga një tavolinë në një tjetër”, thotë ai.

Tutje Ceku thotë se PDK është pjesë e koalicionit qeverisës përderisa nuk po punon me VV’në që të rrëzojnë qeverinë.

“Këta janë bërë bashkë. Nuk u bënë bashkë për problemet e qytetarëve, por rritja e VV’së. Ajo ata i ka frikësuar nga zgjedhjet. U pa në ditët e fundit. VV arriti fitore në Besianë me 51%. Ky është vullneti i qytetarëve në mbarë vendin”, shtoi ai në emisionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat