Deputeti i LDK-së uron ditëlindjen e Rugovës, e krahason me të Vjosa Osmanin

Aktuale

Deputeti i LDK-së uron ditëlindjen e Rugovës, e krahason me të Vjosa Osmanin

Nga: G.B Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 10:10
Ibrahim Rugova dhe Vjosa Osmani

Sot është ditëlindja e presidentit historik Ibrahim Rugova.

E për këtë ditë e ka uruar edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se njerëzit e mëdhenj kanë veç ditëlindje, përcjell Bota sot.

“Njerëzit e mëdhenj, veç ditëlindje kanë. Urime ditëlindja president e arkitekt i shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Bashkë me foton e Rugovës, ai ka publikuar edhe foton e Vjosa Osmanit, duke e vënë në të njëjtën paralele me presidentin Rugova./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat