​Manaj: Kuvendi s’ka asnjë dispozitë për humbjen e mandatit të deputetit

Aktuale

​Manaj: Kuvendi s’ka asnjë dispozitë për humbjen e mandatit të deputetit

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 11:46
Shkëmb Manaj

Kryetari i komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj ka thënë se rregullorja e Kuvendit të Kosovës nuk ka asnjë dispozitë ku flitet për humbje të mandatit, përveç në rastin kur nuk paraqitet në Kuvend për më shumë se gjashtë muaj.

Pasi foli në emër të Komisionit për legjislacion, deputeti i LDK-së në seancën e sotme dëgjimore të Gjykatës Kushtuese, deshi të flasë edhe si deputet, por kjo nuk iu lejua nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama – Hajrizi.

Manaj insistoi të flas edhe si deputet i Kuvendit, por kjo nuk iu lejua nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi.

Manaj: Asnjë dispozitë e rregullores së Kuvendit nuk flet për rastet kur deputeti e humbë mandatin

“Asnjë dispozitë e rregullores së Kuvendit nuk flet për rastet kur deputeti e humbë mandatin, pos në rastin kur nuk paraqitet në Kuvend për më shumë se gjashtë muaj, nëse nuk ia dëshmon dhe kryetari i kuvendit kërkon rekomandimin e komisionit. Pas rekomandimit, kuvendi vendos për çështjen në mbledhjen e radhës”, tha ai

Krahas kësaj, deputeti Manaj tha se vlerësimi i tij, i dhënë në mbledhjet e Komisionit, është se një deputet humb mandatin vetëm nëse dënohet me burgim gjatë atij mandati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat