Këshilltari i Osmanit: Kuvendi është njoftuar një vit më vonë për votën e deputetit Arifi

Aktuale

Këshilltari i Osmanit: Kuvendi është njoftuar një vit më vonë për votën e deputetit Arifi

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 11:50
Artan Murati

Këshilltari ligjor i ushtrueses së detyrës së presidentit, Artan Murati, përgjatë seancës publike të mbajtur nga Gjykata Kushtetuese ka thënë se Kuvendi i Kosovës është njoftuar vonë lidhur me jo-ligjshmërinë e supozuar të votës së deputetit nga radhët e pakicave, Etem Arifi.

Ai ka konsideruar që është e rëndësishme që të njoftohet për diçka të tillë në kohë, në mënyrë që të mos cënohet integriteti i legjislaturës.

“Siç e potencova, Kuvendi në rastin e votës Arifi, është njoftuar gati se një vit më vonë. Në momentin që informohet institucioni, duhet të kihet parasysh, për faktin se Kuvendi duhet të veprojë pas marrjes së mandatit. Është e rëndësishme një gjë e tillë, në mënyrë që të mos cënohet integriteti i tij”, ka thënë ai.

“Meqë ky rast është adresuar në Gjykatën Kushtetuese, ne kemi pritur dhe jemi në pritje të përgjigjës nga kjo gjykatë e nderuar, në mënyrë që të marrim hapa të nevojshëm, për zvëendësimin e deputetit ose jo”, ka shtuar tutje këshilltari ligjor i u.d. të presidentit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat