Osmani: Biblioteka Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova” ruan traditën shtetërore

Aktuale

Osmani: Biblioteka Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova” ruan traditën shtetërore

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 20:39
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se sot kanë inicuar procedurat për themelimin e Bibliotekës Presidenciale, e cila do të emërtohet me emrin e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

“Me këtë akt ne nisim një traditë të vyer të ruajtjes dhe të promovimit të traditës shtetërore. Bibliotekat, krahas arkivave e muzeve, ruajnë kujtesën e një populli dhe e mbajnë të gjallë vetëdijen për shtetin.

Biblioteka Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova” do ta jetësojë kujtesën tonë për njërin ndër institucionet themelore të vendit, Presidencën e Kosovës”.

“Krahas akteve presidenciale, vendimeve, dekreteve, dhuratave, shkresave zyrtare e fotografive, biblioteka do ta mbledhë edhe krijimtarinë e dr. Rugovës, përfshirë librat dhe dorëshkrimet e dr. Rugovës, si dhe njësi të shumta bibliografike për të. Së shpejti, biblioteka do të përfshijë edhe koleksione të tjera të veçanta. Modeli i bibliotekave presidenciale është traditë edhe në SHBA, shtet me të cilën kultivojmë miqësi të hershme e të përhershme”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat