E pranon Kujtim Gashi i PDK-së: Jemi takuar me LDK-në, për këtë arsye

Aktuale

E pranon Kujtim Gashi i PDK-së: Jemi takuar me LDK-në, për këtë arsye

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 21:25
Kujtim Gashi

Deputeti i PDK’së, Kujtim Gashi, ka thënë në emisionin Pressing se janë takuar me LDK’në për Pakon e Rimëkëmbjes.

Ai ka thënë se po të mos ishte arroganca e Qeverisë, atëherë do të ishim duke e miratuar pakon e tretë apo të katërt.

“Ne jemi në opozitë. Por e kishim thënë që prej fillimit se do të jemi bashkëpunues.

Kjo për faktin se nuk mund ne të jemi kundër shtetit. Jemi takuar me LDK’në por nuk kemi folur për temën e futjes në qeveri.

Kemi diskutuar vetëm për ekonominë. Ishim të gatshëm të ndihmojmë qytetarin, madje kërkuam edhe bisedime me partitë tjera opozitare”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat