Driton Selmanaj: Kërkesat e Vetëvendosjes të pabaza dhe me motive të ulëta – nuk i kam trajtuar seriozisht

Aktuale

Driton Selmanaj: Kërkesat e Vetëvendosjes të pabaza dhe me motive të ulëta – nuk i kam trajtuar seriozisht

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 21:03
Driton Selmanaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, i ka vlerësuar aspak të drejta dhe se nuk i trajton seriozisht kërkesat e Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj tij, pas deklaratave për të pagjeturit.

Selmanaj në Rubikon, u shpreh se kjo qasje e tyre është e pabazë dhe ka motive të ulëta politike.

”Normalisht që as që e kam trajtuar në kuptimin serioz kërkesën e kësaj partie politike, sepse është krejtësisht kërkesë e pabazë me motive të ulëta politike”.

”Që s’ka të bëjë asgjë me realitetin”.

”Vetëvendosje duket se ka mbetur pa kauzë politike, ose është mësuar që nga krijimi i kësaj lëvizjeje që të shpikë kauza të paqena”.

”E në mungesë të kauzave ata kanë kapur tashmë këtë temë kaq të ndjeshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat