Haradinaj thotë se nuk ka arsye të shkarkohet ministrja Meliza Haradinaj Stublla

Aktuale

Haradinaj thotë se nuk ka arsye të shkarkohet ministrja Meliza Haradinaj Stublla

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 21:56
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj,  ka thënë se nuk ka arsye të shkarkohet ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj Stublla.

Haradinaj tha se nuk është takuar së fundmi me kryeminsitrin Avdullah Hoti, por deri tash nuk ka pasur kërkesë të lirohet nga detyra ministrja Haradinaj.

“Jo s’kam pasur takim me kryeministrin. Mundet me pasë vërejtje ne ministren e vet. Unë e përkrahi ministren në punën e saj. Nuk kemi pasur kërkesë të tilllë”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, ai tha se nuk sheh arsye të diskutohet një temë e tillë.

“Nëse ka argumente të qëndrushme mund të diskutojmë. Nuk shoh arsye të diskutohet kjo temë”, shtoi Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat