Selmanaj: Me Hotin jemi duke punuar për dialogun, ja kush mund të më largoj nga pozita në Qeveri

Aktuale

Selmanaj: Me Hotin jemi duke punuar për dialogun, ja kush mund të më largoj nga pozita në Qeveri

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 00:24
Driton Selmanaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se me Kryeministrin Avdullah Hoti janë duke punuar për dëmet që i ka shkaktuar Serbia, Kosovës.

“Tema e të pagjeturve më herët në dialogun me Serbinë ka qenë në margjina. Sepse edhe Kosova, edhe Serbia edhe ndërmjetësuesi (BE), kanë vendosur të mos flasin për këtë temë nga frika se mundet të mos ketë progres në negociata”.

“Ne me insistimin e Hotit e kemi arritur që tema e të pagjeturve të trajtohet me prioritet në dialogun me Serbinë. Më pas kemi edhe pjesë të tjera dëmet e luftës në forma të tjera. Jemi duke bërë veprime konkrete me shifra, për të parë sa është dëmi në Kosovë nga Serbia, sa është dëmi ndaj pensionistëve, krejt këto jemi duke i nxjerr”, ka thënë Selmanaj.

“Nga ana e BE-së kemi kuptuar se delegacioni i Serbisë ka thënë se janë duke u ballafaquar me një ekip të përgatitur të Kosovës, duke thënë se po ballafaqohen me tema dhe statistika konkrete si dhe thonë se ne jemi shumë të angazhuar në dialog”.

Selmanaj ka thënë se nuk e ka menduar të jap dorëheqje nga pozita e tij e zëvendëskryeministrit pas kërkesave të VV-së, si dhe do të vazhdojë të shkojë në Kuvend edhe pse është thënë se do të pengohet puna e tij aty.

“Lirimi im nga detyra nuk është diskutuar dhe nuk as arsye, për këtë temë as që kemi biseduar me kryeministrin Hoti, ne kemi aq shumë punë sa nuk na del kohë për të menduar për gjëra të tilla”.

“Vetëm për ta menduar se mund ta ndalosh dikë të futet në Kuvend që është zgjedhur me votat e popullit është shqetësim në vete”.

“Kjo është qasje parapolitike nëse mendon se mundesh ta nxjerrësh dikë fizikisht nga salla. Unë do të vazhdoj të shkoj t’i kryej obligimet e mia, as në mendje nuk e kam të mos shkoj në Kuvend”.

“Do të përgjigjem për të gjitha obligimet e mia kushtetuese, kjo sa herë të më ftojë Kuvendi”.

“Nga Qeveria dhe Kuvendi mundet të më largoj vetëm sovrani dhe vota e tij, ata më kanë sjell aty, dhe mund të më largojnë nga këto institucione”, ka thënë Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat