Hoti falënderon PDK-në: Amandamentet e tyre kanë pasuruar ligjin për Rimëkëmbje

Aktuale

Hoti falënderon PDK-në: Amandamentet e tyre kanë pasuruar ligjin për Rimëkëmbje

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 12:23
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur në Kuvendin e Kosovës ku pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Hoti para deputetëve ka thënë se  pakoja e propozuar nga qeveria e Kosovës është ndër më të mëdhat në rajon.

Ai tha se nga masat e marra deri tash nga qeveria, është arritur efekti i parandalimit të largimit nga bizneseve nga tregu.

“Në bazë të FMN-së, pakoja e parë në terma relative, pakoja jonë e rimëkëmbjes është njëra ndër më të mëdhatë. Aq sa kemi pasë mundësi, kemi mbërri dy efekte, parandalimin e largimit të bizneseve nga tregu dhe familjet të bijnë nën pragun e varfërisë. Ligji i sotëm krijon momentum të ri. Pra duke fillu nga skema për fondin e garantimit të kredive, qindra miliona euro që mbulohen nga fondi ku qeveria është kontribuese e madhe. Një pjesë e madhe shkon në bujqësi. Tërheqja e 10%shit nga Trusti, mbi 200 milion euro shtesë në buxhetin e familjeve. Të gjitha këto mjete të patatimuara. Përdorimi i mjeteve nga fondi i Privatizimit për të financuar fondin për rimëkëmbje ekonomike. Pastaj shtyerja e tatimit për koorporata për dy vjet”, tha ai.

Ai falënderoi PDK-në, për të cilën tha se amandamentet e tyre e kanë pasuruar ligjin.

“Janë amandamentet e opozitës, PDK-së që dua t’i falënderoj për mbështetjen e tyre. Unë i kam ftuar të dy partitë, dhe mendoj që këto amandamente e kanë pasuruar këtë ligj”, tha ai.

Hoti po ashtu tha se synohet që një pjesë e madhe e fondeve të shpërndahen para vitit të ri. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat