Ja për cilin deputet u aludua se është me Covid në Kuvend

Aktuale

Ja për cilin deputet u aludua se është me Covid në Kuvend

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 13:08
Kuvendi

Kryesuesja e seancës së sotme Arbërie Nagavci tha se ka marrë informata që në sallë janë të pranishëm deputetët që kanë lajmëruar që nuk mund të marrin pjesë në komisionet përkatëse për shkak se kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 para katër pesë ditësh.

Për këtë ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Daut Haradinaj i cili tha se Nagavci ka aluduar në deputetin Bekë Berisha.

Ai e ka nxjerrë edhe certifikatën mjekësore me anë të së cilës tha se vërtetohet se deputeti i AAK-së ka rezultuar negativ për COVID-19.

“U diskutua rreth një deputeti që është me virus në sallë. U aludua në deputetin Bekë Berisha, ndërsa unë po ju dëshmoj me certifikatë se deputeti Bekë Berisha ka rezultuar negativ”.Haradinaj paraprakisht tha se AAK-ja e mbështet Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, derisa ka përgëzuar PDK-në që ka paralajmëruar se do ta votojë këtë projektligj.“Ne i kemi dhënë nënshkrimet me bindjen e plotë se ky ligj është ndër ligjet më të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe jo për qeverinë, sepse e di që qeverinë e kemi djersitur bukur fort”.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat