Aktivisti i PDK’së ndahet nga jeta, shkak Covid 19

Aktuale

Aktivisti i PDK’së ndahet nga jeta, shkak Covid 19

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 10:34
Mujë Gashi

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur, Mujë Gashi- aktivist dhe kryetar i nëndegës së PDK-së në fshatin Çabiq të Klinës.

PDK e ka kujtuar Gashin si njeri të ndershëm, i fjalës dhe udhëheqës vetmohues.

I ndjeri raportohet se ka vdekur nga Covid-19.

“Sapo morëm lajmin e dhimbshëm për vdekjen e aktivistit të çështjes kombëtare, aktivistit dhe kryetarit të nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës në fshatin Çabiq.

Me këtë rast kryetari i degës se Partisë Demokratike të Kosovës në Klinë z. Sokol Bashota në emër të gjitha strukturave të PDK-së në Kline i shprehë ngushëllimet me të sinqerta familjes Gashi.

Shëmbulli i Mujës, si burrë i fjalës e udhëheqës vetmohues, do të jetë udhërrefyes për gjeneratat!”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat