Këmbëngul Haradinaj: O unë president, o shkojmë në zgjedhje

Aktuale

Këmbëngul Haradinaj: O unë president, o shkojmë në zgjedhje

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 20:27
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përballë gazetares së Ora News, Matilda Mcini ka komentuar çështjen e kandidimit për President të Kosovës.

Ka  jë luftë politike të brendshme në Kosovë, ngërçi i krijuar me Presidentin e Republikës së Kosovës Ju keni deklaruar se  do të kandidoni për President por në fakt pavarësisht dëshirës tuaj ju si parti nuk i keni votat. Mos ndoshta po bëni presion për rrëzimin e qeverisë?

Ramush Haradinaj: Çështja e Presidentit është çështja e një marrëveshje politike mes partive. Pra është një parti e vetme, ose dhe dy nuk i kanë në Kosovë por duhet më shumë më shumë se dy realisht. Si koalicion qeverisës ne kemi një shumicë por është një shumicë shimë e kufizuar. Do të thotë ne kemi mungesë për këtë çështje rreth 20 vota. Dhe opsion është Lëvizja Vetëvendosje, gjetja e një marrëveshje me ta, ose partia demokratike e Kosovës. Kjo është ajo që e pret Kosovën, mundësia e  gjetjes së një marrëveshje apo dhe shkuarja në zgjedhje.

Ai tha se si aleancë është dhënë opsioni i marrëveshjes politike që në rast të një mos mirëkuptimi kuptohet që Kosova shkon në zgjedhje.

Ramush Haradinaj: Për fat të mirë Kosova deri sot ka treguar se është e aftë të mbajë zgjedhje, respektohet demokracia por dhe di të implementojë rezultatin zgjedhor si rasti kur dhashë dorëheqjen unë. Nuk e shoh si shqetësim këtë për vete, për aspektin politik, për Kosovën. Kosova i ka energjitë e brendshme për t’i kaluar këto.  Aspektet e çështjes së zgjedhjes së Presidentit do ti zgjidhim në bazë të Kushtetutës. Si aleancë kemi dhënë një opsion që është një marrëveshje politike. Opsion tjetër janë zgjedhjet. Nëse ka mirëkuptim nga palët e mirëpresim nëse jo kuptohet jemi në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat