Konjufca takohet me homologen hungareze, në fokus integrimi evropian i Kosovës

Aktuale

Konjufca takohet me homologen hungareze, në fokus integrimi evropian i Kosovës

Nga: Bota sot Më: 23 nëntor 2026 Në ora: 16:51
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar sot një takim me homologen e tij nga Hungaria, Anita Orban.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, gjatë takimit është diskutuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe mundësitë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

Gjatë bisedës, Konjufca ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Hungarisë për avancimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu ka vlerësuar kontributin e vazhdueshëm të Hungarisë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Në përfundim, kryediplomati kosovar ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat