Nipi i Jakup Krasniqi rrëfehet për aksionin e EULEX’it në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit

Aktuale

Nipi i Jakup Krasniqi rrëfehet për aksionin e EULEX’it në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 22:24
Jakup Krasniqi

Dardan Krasniqi, nipi i ish-kryeparlamentarit të Kosovës Jakup Krasniqi, ka rrëfyer momentin kur forcat e EULEX mësynë në familjen e tyre.

Sipas tij, mënyra e bastisjes ishte e pajustifikueshme, ndërsa u shpreh se Krasniqi ka qenë gjithmonë në shërbim të drejtësisë.

“Ishte, jo vetëm për ne si familje, por edhe asaj që kemi parë në opinionin, ka qenë një moment i papritur për të gjithë njerëzit., të cilët kanë pasur mundësinë ta njohin Jakup Krasniqin në aspektin personal por edhe ata që e kanë njohur Jakup Krasniqin në jetën politike, tash e 40 vite. Mënyra e arrestimit të tij atë ditë, ai brutalitet i shfaqur gjatë arrestimit nuk i ka bërë nder as misionit, në këtë rast policisë së EULEX. Në shërbim të drejtësisë kemi qenë të gjithë, me theks të veçantë ka qenë Jakup Krasniqi. Krej jeta e tij lidhet me shërbimin në drejtësi dhe mirëqënien e njerëzve që jetojnë në këtë vend. Jakup Krasniqi asnjëherë nuk ka dhënë një shembull minimal që i shmanget drejtësisë dhe këto kanë qenë për ne fakte të mjaftueshme që thirrja për në dhomat e specializuara apo gjykatë mund të kishte qenë në një formë krejt ndryshe. Jo të vihej dhe të bëhej një arrestim i tillë i një profili që shquhet për urtësi, nivel intelektual dhe në shërbim të drejtësisë”, tha ai.

Për çfarë u bë bastisja? Çfarë kërkonin forcat e EULEX?

Dardan Krasniqi: Ne nuk e dimë saktësisht qëllimin e bastisjes në atë mënyrë. Nuk e dimë saktësisht se çfarë kërkonin përderisa kjo do të jetë subjekt i hetimit në proces atje dhe me kalimin e kohës kanë për tu bërë të ditura arsyet e bastisjes në atë mënyrë.

Për aq sa dimë ne kanë marrë disa materiale që kanë gjetur aty, kryesisht libra, shkresa sepse ju e dini që Jakup Krasniqi është edhe njeri i letrave, merret me botime, ka bërë disa libra, ka bërë analiza, është edhe historian dhe ka dorëshkrime të shumta me këtë fushë.

A është lejuar të ketë komunikim me familjen?

Dardan Krasniqi: Ne të tjerët nuk kemi patur kontakt. As me telefon. Vetëm familja e ngushtë, gruaja dhe fëmijët. Edhe kjo vetëm për disa momente.

Jakup Krasniqi, së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin ndodhen në bankën e të akuzuarve në Hagë të akuzuar për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat