Eksperti Amerikan: Nëse Serbia insperon për në BE, duhet tu kërkojë falje shqiptarëve për mizoritë e bëra

Aktuale

Eksperti Amerikan: Nëse Serbia insperon për në BE, duhet tu kërkojë falje shqiptarëve për mizoritë e bëra

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 20:05
Alon Ben Meir

Eksperti amerikan Alon Ben Meir ka folur në një viedo të shkurtër në rrjetin ‘Twitter’ për zgjidhjen e konflikteve në Ballkanin.

Ben Meir është shprehur se nëse Serbia dëshiron të futet në Bashkimin Evropian duhet të kërkojë falje shqiptarëve për mizoritë e bëra. Eksperti amerikan thotë se kjo është mënyra e vetmë për Serbinë që të integrohet në BE.

Më tej ai ka thënë se shteti serb duhet të nisë një faqe të re në historinë e saj duke njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe të normalizojë marrëdhëniet me të.

Në videon e postuar ai gjithashtu ka marrë shembull edhe Gjermaninë, e cila ka kërkuar falje për të gjitha krimet që ka bërë në Luftën e Dyrtë Botërore.

Nëse Serbia ende aspiron të integrohet në BE, ajo duhet të pajtohet me mizoritë që bëri ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të hapë një faqe të re duke njohur Kosovën dhe normalizuar marrëdhëniet e saj në çdo nivel”,ka thënë Ben Meir.

Postimi i Alon Ben Meir

“If Serbia still aspires to integrate into the EU, it must come to terms with the atrocities it committed against the Kosovar Albanians and open a new page by recognizing Kosovo and normalizing its relationship on every level.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat