Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 06:09
Ilustrim

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në konferencën “Progresi dhe sfidat e procesit të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon konferencë për legalizimin e ndërtimeve pa leje. (Live në facebook të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për zhvillim mban konferencë për media ku do të bëhet prezantimi i punimit “Analizë mbi veprimtarinë e Kuvendit të Kosovës në periudhën 2019-2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër ish kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharkut për keqpërdorim të detyrës zyrtare. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

-  Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu raporton para Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, 10:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi- Vezgishi, do të bëjnë përurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e objektit të ri shkollor në fshatin Gjonaj të Hasit. (Gjonaj, ora 11:00 - Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:45)

- Ministri i Ekonomisë dhe ambientit, Blerim Kuqi raporton para Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike lidhur Rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

-  Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Agjencinë Kadastrale te Kosovës. (Zyrat e AKK-së, ora 11:00)

- Foundation Shtatëmbëdhjetë organizon ekspozitën Infrared: Given. (Kinema verore e ish-Kino Rinisë, ora 11:00)

-  Kryesuesi i Bordit dhe Kryeshefi Ekzekutiv Komisioni i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave Uniteti si dhe Kryesuesi i Bordit dhe Kryeshefi Ekzekutiv Kompanisë  Trainkos raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministren e Financave Hykmete Bajrami, takon përfaqësues të BQK-së dhe të Trustit të Kursimeve Pensionale, për të diskutuar lidhur me përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike ku pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me drejtorin e organizatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Luan Hasanaj dhe kryetarin e KOK-ut, Besim Hasani, do të bëjnë mbjelljen e 150 drunjëve në kryqëzimin e auto-udhëve "Arbën Xhaferi" dhe "Ibrahim Rugova". (Uglar, kryqëzimi i dy auto-udhëve "Ibrahim Rugova" dhe "Arbën Xhaferi", ora 12:30)

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton listën e kandidatëve për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston ish drejtorin e SHSKUK-së, Basri Sejdiu. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Instituti Republikan Ndërkombëtar dhe Demokraci Plus bejnë lansimin e Platformës së Hartës së Zgjedhjeve në Kosovë - Zgjedhjet e Kosovës të paraqitura vizualisht. (Përmes platformës Zoom - https://zoom.us/j/99595663323, ora 14:00)  

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat te Kosovës Jusuf Azemi takohet me me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

 - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston ish Drejtoreshen e Divizionit të Farmacisë në Ministrin e Shëndetësisë Furtuna Thaqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 15:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat