I vjen “goditja” e rëndë Ramush Haradinajt: Tjerët kanë bërë më shumë se ti. Marre…

Aktuale

I vjen “goditja” e rëndë Ramush Haradinajt: Tjerët kanë bërë më shumë se ti. Marre…

Nga: N. H Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 16:57
Ramush Haradinaj

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar ashpër liderin e Alenacës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Islami thotë se Haradinaj po mendon që lufta ka filluar me të dhe ka përfunduar po me të, por si përgjigje, kreu i OBKD-së thotë se e vërteta është ndryshe.

Ai madje i thotë se është marre me fol në veten e parë, e me i nënçmuar bashkëluftëtarët tjerë.

“Populli shqiptar e din vlerën e familjes Haradinaj që përulem para sakrificës së tyre. Ama ti 98 ke ardh në luftë! Shumë të tjerë kanê bërë për Kombin më shumë se ti”, shkruan ai në Facebook.

Ja postimi i Islamit:

Image
Gazmend Islami

Ramush Haradinaj po mendon që lufta ka filluar me Ramushin dhe ka përfunduar po me Ramushin!

Ka harruar ky Tahir Mehën!

Ka harruar ky Hasan Ramadanin!

Ka harruar ky Ali Ajetin!

Ka harruar ku Afrim Zhitin dhe Fahri Fazliun!

Ka harruar ky Zahir Pajazitin!

Ka harruar ky Adem Jasharin!

Ka harruar ky Mujë Krasniqin!

Marre me fol në veten e parë, e me i nënçmuar bashkluftētarët!

Populli shqiptar e din vlerën e familjes Haradinaj që përulem para sakrificës së tyre!

Ama ti 98 ke ardh në luftë! Shumë të tjerë kanê bërë për Kombin më shumë se ti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat