VV: Qeveria Hoti ka dështuar të jep përgjegjësi për ‘avullimin’ e 2 milionë eurove

Aktuale

VV: Qeveria Hoti ka dështuar të jep përgjegjësi për ‘avullimin’ e 2 milionë eurove

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 18:21
Foto e publikuar ne Facebook nga VV

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar kritikat e saj në adresë të Qeverisë Hoti duke e quajtur këtë të fundit të pa ligjshme dhe të papërgjegjshme në punën e saj karshi qytetarëve të vendit.

Në një postim në Facebook, partia më e madhe opozitare në vend ka rikujtuar se edhe pas 47 ditësh Qeveria Hoti vazhdon të mos japë përgjegjësi për vjedhjen e madhe në Thesar.

Postimi i plotë:

Kur partitë e vjetra kthehen paligjshëm në pushtet, ato përligjin dhe inkurajojnë krimin e organizuar në vend. Kështu kjo qeveri e paligjshme fillimisht nuk e parandaloi, e tash edhe 47 ditë pas ka dështuar të japë edhe përgjegjësinë më të vogël për vjedhjen e organizuar të më shumë se 2 milionë eurove nga kuleta e shtetit. Në vend se të forconte institucionet e drejtësisë, ajo e zhbëri procesin e vettingut. Në vend se të luftonte korrupsionin, ajo e zhbëri task-forcën antikorrupsion. Në vend se t’i ndëshkojë shkelësit e ligjeve, ajo veç sa po i trimëron ata. Prandaj edhe në vend se të shtiret kinse po qeverisë, ajo duhet të shkojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat