Mushkolaj ironizon me deklaratën e Isufit: Sakrificat nuk kanë fund

Aktuale

Mushkolaj ironizon me deklaratën e Isufit: Sakrificat nuk kanë fund

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 22:25
Imer Mushkolaj

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka ironizuar me deklaratën e nënkryetarit të AAK’së, Ahmet Isufi, i cili në ‘Pressing’ deklaroi se partia e tij dëmtohet nëse Ramush Haradinaj bëhet për president, por e japin për hatër të Kosovës.

Mushkolaj, përmes ‘Facebook’-ut të tij, ka satirizuar me këtë deklaratë, duke thënë se “sakrificat e politikës nuk kanë fund”.

Anëtari i AAK’së, Ahmet Isufi tha në emisionin Pressing në T7 se subjekti i tij do të dëmtohej nëse Ramush Haradinaj do të lëshonte postin e kryetarit të partisë.

“AAK-ja dëmtohet nëse Haradinaj bëhet president, por po e japim për hatër të Kosovës. Duhet të ngutemi që të zgjedhim një president”, deklaroi ai.

Haradinaj ka bërë të ditur kandidaturën e tij për president të Kosovës, për të cilën ka insistuar në vazhdimësi. Kërkesa e këtillë është kundërshtuar zëshëm nga partia qeverisëse, LDK.

Një kundërshtim të këtillë në ‘Pressing’ e bëri edhe deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, ku tha se subjekti politik të cilin e përfaqëson nuk ka vota për asnjë kandidat tjetër, përveç të Partisë Demokratike.

“Asnjë kandidat që vjen nga koalicioni qeveritar, ne nuk do e votojmë. PDK i ka dhanë mundësi për ta qeverisë vendit, ndërsa ai ka dezertu”, ka thënë ndër të tjera ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat