Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 06:03
Ilustrim

- Drejtori i Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, Kreshnik Gashi raporton para Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)    

- Mbahet ceremonia e shkëmbimit të protokollit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)  

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Radiotelevizionit të Kosovës, Komisionit për Ndihmë Shtetërore dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)   

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të veçantë me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, si dhe parandalimi i këtij krimi. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për foto-garën #FajiKorrupsionit, aktivitet ky i organizuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. (Parkun Arkeologjik, përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- Ministria e Infrastrukturës bashkë me organizatën "Ta Pastrojmë Kosovën" dhe kryetarin e KOK-ut, Besim Hasani, do të bëjnë mbjelljen e 150 drunjëve në kryqëzimin e auto-udhëve "Arbën Xhaferi" dhe "Ibrahim Rugova". (Uglar, kryqëzimi i dy auto-udhëve "Ibrahim Rugova" dhe "Arbën Xhaferi", ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, mban konferencën e radhës. (Zyrët e degës së PDK-së, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston ushtruesen e detyrës Drejtoreshën e Departamentit Ligjorë në Ministrinë e Shëndetësisë, Aferdita Hoxha. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N3030, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë diskuton rreth planit të punës për periudhën e mbetur së bashku me ekspertët e komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së granteve start-up për të rinjtë përfitues. (Kbineti i ministres Vlora Dumoshi, ora 13:00)  

- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministren Vlora Dumoshi do të vizitojnë Komitetin Olimpik të Kosovës, ku edhe do të nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes MKRS-së dhe KOK-ut. (Zyrat e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston ish udhëheqësin e Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Nenad Rašić. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

- Në kuadër të ekspozitës Infrared shfaqet performanca e artistes Lori Lako. (Kinema verore të ish-Kino Rinia, ora 16:30) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat