Zemaj takohet me homologun e tij austriak, diskutohet për sigurimin e vaksinës antiCOVID-19

Aktuale

Zemaj takohet me homologun e tij austriak, diskutohet për sigurimin e vaksinës antiCOVID-19

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 19:59
Pamje nga takimi

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është takuar sot me Rudolf Anschober, ministër federal i Shëndetësisë, Çështjeve sociale, Përkujdesje dhe Mbrojtjen e konsumatorit në Vjenë, me të cilin ka diskutuar mbi menaxhimin dhe luftimin e virusit Sars-Cov-2, kapacitetet spitalore dhe atyre të testimeve.

Zemaj në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova ka nevojë për ndihmë dhe përkrahje nga Austria, në veçanti në prezantim dhe sigurimin e vaksinës antiCOVID-19 për qytetarët e saj.

“Adresa ime e parë, e daljes në vendet e BE-së, e lidhur ngushtë me pandeminë, është jo rastësisht Austria, ky vend mik që ofroi mundësi dhe mbështetje për qytetarët tanë, por edhe ushqen miqësi të konfirmuar ndaj nesh edhe gjatë historisë.

Besimi ynë te miqtë është i madh, sepse ata çdo herë u gjenden pranë nesh, në ditët më të vështira”, shkruan Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat