E konfirmon Hoxhaj, Uran Ismaili kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës

Aktuale

E konfirmon Hoxhaj, Uran Ismaili kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 22:31
Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Uran Ismaili do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës.

Ai ka deklaruar kështu derisa 3 ditë më parë, Hoxhaj kishte thënë se Ismaili është i duhuri për kandidat të Prishtinës.

Javë më parë, gatishmërinë dhe dëshirën për të kandiduar për të parin e Prishtinës e kishte shprehur edhe vet Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili.

Ismaili kishte deklaruar se e ka shfaqur gatishmërinë e tij në organet e partisë por pret zyrtarizimin dhe përkrahjen nga partia dhe dega në Prishtinë.

Ndërkohë, Hoxhaj para 3 ditësh kishte thënë se nuk kanë biseduar lidhur me këtë çështje por kishte shprehur hapur përkrahjen e tij për Ismailin.

“Nuk kemi arritur deri tash ta bisedojmë këtë teme. Ismaili e ka mbështetjen time, por duhet ta bisedojmë me degën, por i ka të gjitha përgatitjet për të qenë kryetar i Prishtinës”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ndërsa sonte, ai ka potencuar se Ismaili do të jetë kandidati i PDK-së për Prishtinën në zgjedhjet lokale të fundvitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat