Limaj pas vendimit të Kushtetueses: U kthye ligjshmëria dhe u ndalua abuzimi në emër të së drejtës për votë

Aktuale

Limaj pas vendimit të Kushtetueses: U kthye ligjshmëria dhe u ndalua abuzimi në emër të së drejtës për votë

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 21:25
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetetuese i cili i jep drejtë kërkesës së Nismës për mos numërimin e votave ardhura nga jashtë pas afatit të përcaktuar nga KQZ.

Limaj ka thënë se aktgjykimi i sotëm kthen ligjshmërinë, forcon demokracinë tonë dhe përfundimisht ndalon abuzimin në emër të ligjit dhe poashtu atyre që abuzojnë në emër të drjetës për votë.

“NISMA ankohet vetëm atëhere kur është e bindur se ka pasur shkelje të ligjit, prandaj të gjitha ankesat tona të përgatitura profesionalisht me të gjetura faktike janë pranuar duke na dhënë të drejtën në shkallë të ndryshme në gjykata dhe deri të vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet ndër të tjera në postimin e Limajt.

Ai ka thënë se me gjithë përpjekjet për padrejtësi dhe vonesës së këtij atkgjykimi ndjehet mirë, seps eështë lehtësim emocional dhe i jep siguri juridike kur fiton e drejta për të cilën ai thotë se luftuan të gjithë anëtarët e Nismës.

Në fund, Limaj ka uruar simpatizanët dhe anëtarët e këtij subjekti për vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat