Bajqinovci viziton fshatin Studime të Vushtrrisë, ku ra heroikisht luftëtari Bel Bajqinovci

Aktuale

Bajqinovci viziton fshatin Studime të Vushtrrisë, ku ra heroikisht luftëtari Bel Bajqinovci

Nga: M.H Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 15:13
Pamje nga vizita

Deputeti nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci gjatë ditës së sotme ka vizituar fshatin Studime të Vushtrrisë.

Bajqinovci ka takuar dr.Shukriun, Belin,Hajriz, Bekim dhe Fehmi Gërxhaliu, dhe Besart Krasniqi, të cilët së bashku vizituan vendin ku ra heroikishit luftëtari i lirisë i kohëve të vjetra Bel Bajqinovci, transmeton “Bota sot”.

Deputeti Bajqinovci thotë që qëllimi i Bel Bajçinovcit, ishte lufta kundër instalimit të mbretërisë serbo-kroato-sllovene në trojet shqiptare.

Postimi i plotë

Sot vizitova fshatin “Studime” të Vushtrrisë, gjatë takimit dr.Shukriun, Belin,Hajriz, Bekim dhe Fehmi Gërxhaliu, dhe Besart Krasniqi, vizituam vendin ku ra heroikishit luftëtari i lirisë i kohëve të vjetra Bel Bajqinovci.

Vizituam varrin dhe vendin tek oda prej së cilës ka dal nga rrethimi i forcave serbe duke luftuar dhe dëbuar hordhitë serbe nga fshati.

Pas ndjekjes së forcave serbe gjatë kthimit tek ura vritet pabesisht nga një tradhtar.

Qëllimi i Bel Bajçinovcit, ishte lufta kundër instalimit të mbretërisë serbo-kroato-sllovene në trojet shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat