​Azemi: Nuk dalim nga greva pa pasur marrëveshje zyrtare se do t’i marrim mjetet

Aktuale

​Azemi: Nuk dalim nga greva pa pasur marrëveshje zyrtare se do t’i marrim mjetet

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 10:36
Jusuf Azemi

(E plotësuar 12:50) - Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat njoftoi se punëtorët teknik nëpër spitalet e vendit nuk do të dalin nga greva derisa të marrin pagesat shtesë, siç i kanë marrë personeli mjekësor. Kjo është edhe kërkesa e vetme për të cilën mbi 2 mijë punëtorët teknik të spitaleve të vendit sot kanë hyrë në grevë.

Jusuf Azami, kryetar i sindikatës, tha se nga ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, janë njoftuar se deri nesër do të ketë një vendim nëse do të ketë pagesa për këta punëtoret.

Azemi u shpreh se nuk do ta ndërpresin grevën derisa të ketë marrëveshje zyrtare se këto mjete do të dalin në llogaritë e punëtorëve.

Azemi: Nuk do të dalim nga greva përderisa nuk kemi dokument zyrtar ose marrëveshje zyrtare

“Deri nesër në këtë kohë do të kemi versionin përfundimtar se cila do të jetë zgjidhja e pagesës për këta punëtorë, e përsëris nuk është kontestuese në asnjë rast çështja e pagesës, vetëm dedikimi ose pozicionimi ose marrja e vendimit të qeverisë që mund të ndodh sot për ndarjen e këtyre mjeteve...Nëse negociatat vazhdojnë dhe shkojnë kështu siç jemi marrë vesh, unë mendoj që nesër mesdita do të na gjejë në vendet tona të punës, megjithatë kurrgjë nuk ka konkrete po flas kështu përderisa mos të përfundojnë të gjitha. Ne si Sindikatë në asnjë moment nuk do të dalim nga greva përderisa nuk kemi dokument zyrtar ose marrëveshje zyrtare se këto mjete do të dalin në llogaritë e juaja”, tha ai.

Ai tha se në disa vende punëtorët janë duke u përballur me presion, ku përmendi Komunën e Pejës.

Kreu i sindikatës tha se çdo kompani që tenton të zëvendësojë një punëtor me një tjetër gjatë kohës së grevës, do të marrë dënim deri në 5 mijë euro.

Po ashtu, ai bëri të ditur se ditën e sotme nga ora 12:00, grevës do t’i bashkohen edhe punëtorët teknik të QKUK-së.

Azemi: Mbi 70 përqind e punëtorëve në QKUK në orën 12 i bashkohen grevës

“Mbi 70 përqind të punëtorëve të QKUK-së e kanë thyer barrikadën që e kanë pasur brenda për brenda dhe ata janë pjesë përbërëse e jona. Në orën 12 një grup i punëtorëve do të jenë prezentë...Informacion zyrtar kemi pasur derisa dje në mëngjes që këta punëtorë nuk do t’i bashkohen grevës, tani mbi 70 përqind të këtyre punëtorëve janë pjesë përbërëse edhe e jona tash”, tha ai.

E punëtorët teknik nëpër spitale e Qendra të Mjekësisë Familjare, mos marrjen e shtesave si personeli shëndetësor po e quajnë diskriminues.

Adem Borovci, punëtorë sigurimi në QMF-8 në Prishtinë, thotë se me këtë vendim janë diskriminuar punëtorët që kanë të ardhura më të ulëta.

Borovci: Diskriminim ndaj atyre punëtorëve që janë me të ardhura më të ulëta

“Nëpër Qendra të Mjekësisë Familjare punojë prej 7 korrikut 1999, deri në 2011 kemi qenë nën menaxhimin e komunës. Kjo grevë është shkak i kësaj mos përfshirjes në pakon e qeverisë, qeveria neve më së shumti na ka injoruar kur ka thënë ata janë punëtorë të sektorit privat, po qeveria ka harruar që këto institucione si lokale si qendrore na kanë privatizuar pa na pyetur neve fare. Këto para që janë dal shtesë për me u shpërnda për punëtorët, në pakon e parë ne kemi përfituar njëjtë si të gjithë punëtorët tjerë si mjeku, si tekniku, si sigurimi, si higjienisti. Kësaj radhe na kanë hequr prej listës kinse ju jeni punëtorë të sektorit privat dhe nuk ju takojnë me marrë para prej thesarit të shtetit, kjo për neve është diskriminim ndaj punëtorëve, diskriminim ndaj atyre punëtorëve që janë me të ardhura më të ulëta”, tha ai.

Edhe Xhavit Rrustemi, punëtor sigurimi në QKMF në Prishtinë, tashmë 5 vite, thotë se ata janë gjatë gjithë kohës të rrezikuar dhe i kanë merituar shtesat si personeli mjekësor.

Rrustemi: Në hyrje të ambulancës ne jemi numër një kontakti me pacientët

“Jemi shumë të anashkaluar pse nuk na kanë shti në listë, kurse i kanë marrë mjekët dhe motrat, teknikët është dashur edhe ne. Ne jemi kontakti i parë me pacientin pastaj vijnë mjekët edhe motrat, në hyrje të ambulancës ne jemi numër një kontakti me pacientët”, tha ai.

Lidhur me çështjen e shtesave për punëtorët teknik të spitaleve të Kosovës, gjatë ditës ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur takim me kryetarin e Sindikatës, Jusuf Azemi, ku tha se brenda dy ditëve do të shohin për mundësinë e pagesës për këta punëtorë.

***

Mos realizimi i kërkesave për pagesat shtesë nga qeveria, sot rreth 2 mijë punëtorë teknikë në spitalet e Kosovës janë futur në grevë.

Me nismën e kësaj greve, paraditen e sotme ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i Shërbimit Spitalor Kliniko Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi janë takuar me kryetarin e Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

Azemi pas takimit para mediave tha se gjatë ditës së sotme eventualisht deri nesër pritet që të dihet nëse Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës do t’i subvencionojnë këta punëtorë.

"Kërkesat tona janë reale dhe ministria dhe drejtori i ShSKUK-së i shohin të arsyeshme. Gjithçka çka ka mbetur është që sot brenda ditës të diskutohet, sepse duhet të sjelljet një vendim nga Qeveria e Kosovës që këta punëtorë duhet të subvencionohen. Cila do të jetë ajo shumë që ndoshta shpesh herë ata e kanë menduar se do të jetë një shumë ende më e madhe sesa që e meritojnë. Tash për momentin është mbetur që sot eventualisht nesër të merret një vendim, këta punëtorë duhet të stimulohen [...]Duhet të gjenden vijat buxhetore, sepse sipas tyre kanë qenë të paplanifikuara dhe nuk e kundërshtojnë në asnjë rast pagesën e kësaj kategorie të punëtorëve, por vetëm duhet të gjenden module se si do të paguhen[...]Vendimi për ndarje stimulim do të jetë më së largu deri nesër", tha ai.

Ai tha se greva e punëtorëve teknikë do të vazhdojë deri në momentin kur marrin garancion se do t'i marrin shtesat.

"Ne grevat do t’i vazhdojmë deri në momentin kur garantohemi se do t'i kemi mjetet tona. Kërkesë imediate e jona ka qenë që duhet të fillohet përnjëherë të bëhet pagesa, sidomos para festës së Vitit të Ri. Po shpresojmë se ajo do të bëhet, por megjithatë kjo do t'i mbetet të ardhmes", tha ai.

Ai ka bërë të ditur se në të gjitha qendrat spitalore janë në grevë, përveç QKUK-së, për çka tha se kanë informacione se kanë pasur presion nga pronari se do t'i largojë nga puna

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat