Nagavci: Kush dëshiron rrëzimin e kësaj Qeverie, ta nënshkruajë mocionin

Aktuale

Nagavci: Kush dëshiron rrëzimin e kësaj Qeverie, ta nënshkruajë mocionin

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:51
Arbërie Nagavci

Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, ka thënë se të gjitha partitë që dëshirojnë rrëzimin e Qeverisë Hoti, duhet ta nënshkruajnë mocionin e mosbesimit. Ajo deklaratat nga studiot televizive për këtë çështje i ka quajtur jo serioze.

“Jemi të bindur se kjo qeveri duhet të shkojë sa më parë. Të gjitha partitë që mendojnë se kjo qeveri duhet të shkojë, duhet ta nënshkruajnë këtë mocion. Deklaratat e individëve nga paritë politike që i japin në studio  televizive janë sa për konsum”, ka thënë ajo, në një konferencë për medie.

Nagavci ka mohuar të kenë marrë ndonjë ftesë për tryezën e përbashkët mes partive politike, për çështjen e Presidentit.

Ajo tha se qëndrimi i tyre është i ditur dhe për ndoshta edhe për këtë s’kanë pranuar ftesë.

"Një President i zgjedhur nga kjo legjislaturë nuk do të përmbushte kërkesat e qytetarë. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, e më pas legjislatura e re të zgjedh edhe Presidentin", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat