Rama: Vitin e ardhshëm do jemi pjesë e misioneve paqeruajtëse jashtë vendit

Aktuale

Rama: Vitin e ardhshëm do jemi pjesë e misioneve paqeruajtëse jashtë vendit

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 19:15
Rrahman Rama

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, është shprehur se nuk merret me deklaratat që vijnë nga Serbia në lidhje me furnizimet e ushtrisë së tyre, duke thënë se orientimet tona dallojnë.

Në Info Magazine ai deklaroi se synimi i vetëm i FSK-së të ndërtojnë një forcë që është funksionale, mirë e trajtuar dhe fleksibile që do të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Dallimi mes nesh dhe Serbisë është shumë i madh. Serbia ka një orientim dhe pajisje që janë duke i marr prej vendit tjetër dhe orientimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është krejt ndryshe”.

“Mua më bëjnë përshtypje vetëm se cilat janë të arriturat tona dhe cila do të jetë FSK-ja në të ardhmen që do të jetë në shërbim të qytetarëve”.

“Ne kemi bërë disa furnizime këtë vit, kanë ardhur dhe do të vijnë pajisje të tjera, por gjithçka që kemi bërë janë gjithmonë duke u bazuar në mandat dhe mision të ri. Nuk kemi pretendime as territoriale e as ta frikësojmë dikë. Orientimi ynë është shumë i qartë, që nga fillimi gjithçka që kemi ndërtuar ka qenë në baza të standardeve të NATO-s dhe ky është qëllimi ynë”.

“E kemi dëshmuar që jemi të gatshëm t’i kryejmë detyrat dhe obligimet tona”.

“Me gjithçka që kemi ndërtuar e kemi pasur një qëllim që të jemi pjesë familjes së madhe të NATOS-s. E kemi krijuar besueshmërinë dhe ndërveprueshmërinë me partnerët tanë”.

“Nuk është qëllimi ynë të demonstrojmë forcë, por që ta ndërtojmë një forcë që është funksionale, mire e trajnuar, fleksibile”.

Rama po ashtu zbuloi se në vitin e ardhshëm FSK-ja do të merr pjesë për herë të parë në misione paqeruajtëse jashtë vendit.

“Shpagimi i FSK-së dhe Kosovës është që të ndërtojmë kapacitete që ne bashkërisht të jemi pjesë e misioneve paqeruajtëse, dhe për herë të parë në vitin 2021 do të jemi pjesë, sado me një numër simbolik, bashkërisht me gardën nacionale të IOWA-s në misione jashtë vendit. Ky është qëllimi, synimi dhe orientimi ynë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat