Konjufca: PDK po sillet sikur është partia më e pakorruptuar në vend, s’është në pozitë që ne ta lusim

Aktuale

Konjufca: PDK po sillet sikur është partia më e pakorruptuar në vend, s’është në pozitë që ne ta lusim

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 21:42
Glauk Konjufca

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës po sillet sikur është partia më e pakorruptuar në këto 20 vitet e fundit.

Konjufca ka thënë se PDK po vepron kështu që VV ta lusë që t’ia sigurojë numrat mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë Hoti.

“Është arrogante nëse ti sinqerisht mendon që kjo Qeveri duhet m’u rrëzu e në anën tjetër qet kësi kushte, boni ti 40 nënshkrime e na e këqyrim a e votojmë.”, ka thënë Konjufca.

Sipas Konjufcës nëse PDK ia siguron 24 vota për rrëzimin e Qeverisë, së bashku me Grupin Parlamentar bëjnë 55 dhe 61 votat e nevojshme mund të arrihen më lehtë.

“Mirë zoti Hoxhaj, 31 plus 24 a po bëjnë 55? A është më kollaj të mbërrijmë 61 prej 55 apëo të shikojmë kur arrijmë 40. Kjo është shenjë”, ka thënë ai.

Tutje Konjufca ka thënë se sjellja e PDK-së nuk është e drejtë dhe presin që të ndryshojnë për të rrëzuar Qeverinë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat