Ish bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit: Ja pse Hashim Thaçi duhet ta ftojë Albin Kurtin në Gjykatën Speciale

Aktuale

Ish bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit: Ja pse Hashim Thaçi duhet ta ftojë Albin Kurtin në Gjykatën Speciale

Nga: P.R Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 10:40
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Ish bashkëpunëtori i Ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit, Sefedin Krasniqi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet ta ftojë në Gjykatën Speciale edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

“Duhej frikësuar me "gogolin" komunist, jo vetëm populli, por edhe institucionet legjitime të Republikës së Kosovës. Për këtë qëllim, më 20 shtator 1998, "sekuritatet" e Hashim Thaçit arrestojnë në Çirez 13 veprimtarë të institucioneve të Kosovës, ndër ta edhe nënkryetarin e Parlamentit të Kosovës. Me çfarë frike kemi të bëjmë dëshmon heshtja prej guri e këtyre të arrestuarve, të cilët, edhe sot e gjithë ditën, nuk kanë fituar ende guxim qytetar të tregojnë se si i kanë kaluar ato net të zeza nëpër burgjet e Drenicës. Në ditën e këtij arrestimi Adem Demaçi e mbyll(!) zyrën e vet dhe pa kurrfarë sqarimi Albin Kurti, shef i protokollit të tij, "Mandelën" e Kosovës e shpall të "sëmurë"!!! dhe gjatë kësaj "sëmurjeje", më 21 shtator 1998, vritet në Tiranë kryeideatori i marrëveshjes së Osllos, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi. Pas tentim atentatit në Enver Malokun (korrik 1998), pasojnë tentimatentatet në Sabri Hamitin dhe në Rrok Berishën (shtator 1998). Adem Demaçi nuk u prononcua as edhe me një deklaratë formale në shenj keqardhjeje për tragjedinë që pësoi FARK-u me vrasjen e ministrit të Mbrojtjës”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Pasi Demaçi ka vdekur, ja pse Hashim Thaçi duhet ta ftojë Albin Kurtin ne GjS.

——

"Sekuritatet" e Hashim Thaçit!

Duhej frikësuar me "gogolin" komunist, jo vetëm populli, por edhe institucionet legjitime të Republikës së Kosovës. Për këtë qëllim, më 20 shtator 1998, "sekuritatet" e Hashim Thaçit arrestojnë në Çirez 13 veprimtarë të institucioneve të Kosovës, ndër ta edhe nënkryetarin e Parlamentit të Kosovës. Me çfarë frike kemi të bëjmë dëshmon heshtja prej guri e këtyre të arrestuarve, të cilët, edhe sot e gjithë ditën, nuk kanë fituar ende guxim qytetar të tregojnë se si i kanë kaluar ato net të zeza nëpër burgjet e Drenicës. Në ditën e këtij arrestimi Adem Demaçi e mbyll(!) zyrën e vet dhe pa kurrfarë sqarimi Albin Kurti, shef i protokollit të tij, "Mandelën" e Kosovës e shpall të "sëmurë"!!! dhe gjatë kësaj "sëmurjeje", më 21 shtator 1998, vritet në Tiranë kryeideatori i marrëveshjes së Osllos, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi. Pas tentim atentatit në Enver Malokun (korrik 1998), pasojnë tentimatentatet në Sabri Hamitin dhe në Rrok Berishën (shtator 1998). Adem Demaçi nuk u prononcua as edhe me një deklaratë formale në shenj keqardhjeje për tragjedinë që pësoi FARK-u me vrasjen e ministrit të Mbrojtjës. E atentati në Ahmet Krasniqin ishte atentat në shtetin e Kosovës. Pas "sëmurjes" së tij, më 14 tetor 1998, Adem Demaçi paraqitet para opinionit me këtë deklaratë kërcënuese: "Të gjitha këto organizma të deritashme (lexo: infrastruktura institucionale të Rugovës) duhet të gjenden mënyra që të demontohen". Në vazhdën e atij terrori frikësues, më 30 tetor 1998, "sekuritatet" e Hashim Thaçit, arrestojnë Jakup Kastratin, kryetar dhe Cen Deskun, anëtar të Kryesisë së LDK-së në Malishevë. Në kohën kur pritej se Demaçi do të lirojë ndonjë shqiptar nga burgjet serbe, televizioni i Beogradit hapte bllokun e "top" lajmeve për lirimin nga burgjet e maleve të UÇK-së të Kastratit dhe të Deskut, falë intervenimit të "Mandelës" së Kosovës.

Koincidenca e vrasjes së Enver Malokut dhe kriminelët e shpallur "heronj"!

Edhe vrasja e Enver Malokut, që radhitet në vrasjet e shekullit pas marrëveshjes së Osllos, më 11 janar 1999, në Prishtinë, jo rastësisht, koincidohet me takimin me Fatos Nanon që kishin pasur në Tiranë, vetëm një ditë më parë Adem Demaçi e Rexhep Qosja! Kjo koincidencë bëhët edhe më e dyshimtë kur, të nesërmen e vrasjes së drejtuesit të Agjencisë Kombëtare të lajmeve të Republikës së Kosovës, diku në male të Drenicës fillon nga puna agjencia e kmerkuqëve të Kosovës "Kosovapress". "Mandela" i Kosovës, edhe pse kishte modelin e Shqipërisë së përmbytur të vitit 1997, për të parë se çfarë ndodh kur shqiptarët luftojnë me shqiptarë, edhe pse i dinte të gjitha të zezat që i kishte sjellë në Shqipëri revolucioni i ndyrë "demokratik" i Qosjes, ai, përkundrazi, vazhdonte t'i fryjë flakës së këtij revolucioni në Kosovë. Dhe, pas takimit me Nanon në Tiranë (11 janar 1999), deklaron: "Nuk e njoh përfaqësinë zyrtare të Republikës së Kosovës të instaluar nga Rugova në Tiranë"! Pas Luftës së Dytë Botërore, ortakë me "dorën e zezë serbe" për të vrarë shqiptarë u bënë komunistët shqipfolës të farës ruse, të njohur përtej kufirit si stalinistë-enveristë, ndërsa në Kosovë, si rankoviçistë projugosllavë pa kombësi. Kjo farë ruse vrau shqiptarë në Drenicë (1945), në Tivar (1945) dhe në shumë pjesë të tjera të Kosovës. Vrau edhe shqiptarë që nuk pranuan kolektivizimin rus. Vrau shqiptarë që nuk pranuan zakonet ruse në familje. Sa thellë kishte depërtuar etja për gjak ndër shqiptarë në ndërdijen e errët të enveristëve të zinj, mjafton të shfletosh titujt e gazetave ruse që botoheshin shqip në Prishtinë (1998), e ku vrasjet me atentate quheshin "heroizma", kurse kriminelët"heronj"! Kjo farë ruse, e dirigjuar sot nga qendra e krimit që quhet SHIK, e të cilën Kosova e ka dhuratë prej Fatos Nanos, sipas obligimeve që kishte marrë ky me atë marrëveshjen namzezë të Cyrihut (1993), mbi "ndihmen reciproke" ndërmjet PSSH-së dhe LPK-së. Ky SHIK i farës ruse vrau edhe Tahir Zemajn më 4 janar 2003, oficerin më madhor që ka pasur Kosova ndonjëherë. Ata që shkelën marrëveshjen e Osllos herdokurdo do t'i gjykojë historia, sepse bllokuan organizimin e luftës. Ata do t'i gjykojë historia edhe për të gjitha vrasjet që u bënë në kontekst të kësaj marrveshjeje të cilën e shkeli "Mandela" i Kosovës me "shokët e tij të idealit"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat