Mbrojti Selmanajn, Miftaraj i reagon ministrit Quni: Unë e shërbeva me çaj Hamzë Jasharin...

Aktuale

Mbrojti Selmanajn, Miftaraj i reagon ministrit Quni: Unë e shërbeva me çaj Hamzë Jasharin...

Nga: A.Zh Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:45
Anton Quni

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i ka reaguar ministrit të Mbrojtjes Anton Quni, i cili sot i doli në mbrojtje zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pas kritikave nga Lëvizja Vetëvendosje.

Quni ka thënë se Selmanaj nuk duhet të paragjykohet, pasi ai në vitet 1999-99, kishte fashuar dhe shëruar shumë plagë të fëmijëve, burrave, grave dhe ushtarëve të plagosur të UÇK-së.

Me këtë nuk po pajtohet Miftaraj nga KDI-ja. Ai në një postim në Facebook, ka treguar se në vitin 1988, i kishte shërbyer çaj Hamzë Jasharit, që ishte shoku i babait të tij, përcjell Bota sot.

Miftaraj ka thënë se sipas logjikës së ministrit Quni, edhe ai do të duhej të shpërblehej me një pozitë në Qeveri.

Reagimi i Miftarajt:

Në vitin 1988, ka pas ardh për vizitë Hamzë Jashari me dy shokë tjerë, Shyqerinë dhe tjetrit nuk më kujtohet emri, te baba ne Mitrovicë. Të gjithë kanë punuar së bashku në Fabrikën e Municionit në Skenderaj.

Në atë kohë si një nga pesë fëmijët në familje e kam pas taksirat në shumicën e rasteve me shërby me çaj ose kafe, kur kemi pas mysafirë apo edhe kur kemi pi çaj në familje (në vitet 80 dhe 90 çdo familje në Mitrovicë ka pi çaj së paku dy herë në ditë, kur kemi pas mysafirë edhe tre e katër herë. Pothuajse, çdo ditë të Zotit ka pas mysafirë).

Përderisa në vitin 1988 e kam konsideruar taksirat me shërby çaj, në vitin 2020, kjo mundet mu përkthy në mundeëi sipas logjikës së Anton Qunit. Që dmth, me vet faktin se i kam shërby çaj Hamzë Jasharit, e meritoj mu shpërbly me një pozitë të Zëvendës-Kryeministrit, dhe me këtë edhe me mu fal krejt gabimet që i kam bërë pas vitit 1998, ose që mundem me i bë gjatë jetës në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat