Manaj: Nga të gjitha qeveritë është punuar në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, kjo çështje s’duhet të politizohet

Aktuale

Manaj: Nga të gjitha qeveritë është punuar në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, kjo çështje s’duhet të politizohet

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 22:40
Ramë Manaj

Kryetari i Komisionit për personat e pagjetur, Ramë Manaj ka thënë se të gjitha qeveritë, siç ka thënë ai, kanë punuar në zbardhje e fatit të të pagjeturve.

Manaj ka thënë se janë edhe 1638 persona të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

“Është punuar gjithë këto vite më përkushtim të lartë dhe pa u ndalur asnjëherë.

Gjithë qeveritë, institucionet e vendit, kanë mbështet edhe komisionin edhe çdo mekanizëm tjetër për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Kjo çështje nuk duhet të politizohet”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat