Vizita e Osmanit, Hoxha: Shtroi 3 çështje! Ja çka i kujtoi Ramës

Aktuale

Vizita e Osmanit, Hoxha: Shtroi 3 çështje! Ja çka i kujtoi Ramës

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 22:46
Vjosa Osmani

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha në një intervistë për RTV Ora komentoi vizitën e presidentes Vjosa Osmani në Shqipëri.

Hoxha tha se presidentja ka shtruar me vizitën e saj tre çështje shumë të rëndësishme në lidhje me marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas tij, nga kjo vizitë kryeministri Rama mori mesazhin se nuk mund ta copëtojë Shqipërinë.

Hoxha: Vjosa Osmani vjen pas një heshtje dhe thotë vetëm tre çështje shumë të thjeshta: Mos të sabotohet Rruga e Kombit me një tra privat, do të thotë që çështjen e bashkimit kombëtar ndërmjet dy shteteve të mos reduktohen në traun e një privati si Kastrati. E dyta ishte, nëse sot e kemi Gjykatën Speciale në shpinë për UÇK, për disa njerëz të shtabit të përgjithshëm që janë shumë të rëndësishëm simbolikisht dhe funksionalisht, duhet që Shqipëria të luajë rolin e vet. Të bëjë atë rezolutë minimale të njohjes së gjenocidit serb. E treta tha që minishengeni është bërë gabim. E përcaktoi edhe gabimin, që ai është bërë që në fillim.

Por çështja është që nuk po kuptohet nga kryeministri fare dhe nuk ke si ti thuash Kosovës që e ke facultative pjesëmarrjen në një marrëveshje që ka punë të domosdoshme me Vuçiç. Vjosa Osmani erdhi dhe tha që e ke gabim këtë çështje, sepse Kosova është Shqipëri për Shqipërinë, para se Serbia të jetë e tillë. Gjeopolitikisht, gjeostrategjikisht, por mbi të gjitha kombëtarisht dhe kushtetutshmërisht, Vjosa Osmani i kujtoi Ramës se nuk mund ta zvogëlosh Shqipërinë pafund për të bërë pazar me Serbinë. Ndryshoi krejt skemën politike. S’ka parë gjë akoma Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat