Deputetët e VV-së, Bajqinovci dhe Kryeziu vizitojnë banorët e Çikatovës

Aktuale

Deputetët e VV-së, Bajqinovci dhe Kryeziu vizitojnë banorët e Çikatovës

Nga: D.RR Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 16:44
Deputetët e VV-së, Bajqinovci dhe Kryeziu, vizitojnë banorët e Çikatovës

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci dhe Taulant Kryeziu kanë vizituar sot banorët e Çikatovës së Vjetër në komunën e Drenasit, me kërkesën e vet banorëve.

Ata u njoftuan për së afërmi me problemet e tyre lidhur me pronat.

Këtë e ka bërë të ditur Mefail Bajqinovci në një postim në Facebook.

“Me kërkesën e banorëve të Çikatovës së vjetër në komunën e Drenasit, bashkë me deputetin Taulant Kryeziu, vizituam banoret dhe u njoftuam për së afërmi me problemet e tyre lidhur me pronat”, ka shkruar ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat