Madeleine Albright – Kthimi i mbrojtëses së „tomahavk diplomacisë” – vazhdojnë kritikat serbe për “mëkatet e politikës së saj” në vitet 90-të

Aktuale

Madeleine Albright – Kthimi i mbrojtëses së „tomahavk diplomacisë” – vazhdojnë kritikat serbe për “mëkatet e politikës së saj” në vitet 90-të

Nga: Fatmir Beka Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 21:38
Ish sekretarja e SHBA-se, Madeleine Albright

“Përsëri qëndis fatin e Serbisë “, “kthejnë Medllin në vendin e krimit”, Albright përsëri provokon”, “Ka vendos të na mbarojë”...janë disa nga kryetitujt  me rastin e spekulimit se shefja e Departamentit të Shtetit në administratën Klinton, njëra nga mbështetësit e bombardimeve të Serbisë në vitin 1999, mund të jetë ndërmjetës në bisedimet mes Prishtinës edhe Beogradit, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

Provokim ose jo, po nëse administrata Biden përfshin Albright (83) në zgjidhjen e nyjës së Kosovës, serbët do të jenë humbës. Vajzës së diplomatit çekosllovak Josef Korbel, në Mbretërinë e Jugosllavisë dhe Jugosllavinë e Titos, që si vajzë e ka njohur Titon, shqiptarët për së gjalli i kanë ngritur lapidar në shenjë falënderimi për ndihmën në krijimin e “shtetit”.

Ajo u pagua për ato shërbime, pasi pas tërheqjes nga politika, “grupi Albright” ka fituar dhjetëra milionë nga kompania telefonike “Ipko”, që u privatizua e pastaj iu shit operatorit slloven.

Ajo përsëri u kthye në jetën tonë pas mbledhjes së Këshillit të Kongresit amerikan ku ka ofruar ide të qasjes politike që duhen  ndërmarr nga administrata e re e presidentit Biden ndaj Ballkanit.

“Duhet t vazhdojmë të punojmë së bashku, jam shumë krenare me atë që ka ndodhur në Kosovë, por ende ka punë sikur edhe në shumë shoqëri demokratike” ka porositur Ollbrajt që para 21 viteve ishte mbrojtësja kryesore e “Tomahavk diplomacisë” në Ballkan.

ShBA sipas saj duhet të bashkëpunojnë më fuqishëm me BE kur bëhet fjalë për politikën në këto hapësira, sepse Kina e Rusia shtrijnë ndikimin në regjion, ndërsa Serbia është cak kryesor i kësaj propagande. Albright porosit se Serbia nuk duhet të bllokoj pavarësinë e Kosovës dhe pranimin në OKB.

Danile Server profesori i Universitetit “Xhon Hopkins” dhe eksperti i regjionit që llogaritet lotues i shqiptarëve, paralajmëron se Ollbrajt do ketë rol ndërmjetësues në bisedime, pa marr parasysh çka mendon Serbia për te.

  Paksa e harruara, Albright nuk ka fshehu çka mendon në të vërtetë për serbët as në promovimin e librit të saj “Dimri i Pragës “ në vitin 2012 në kryeqytetin çek, ku reagoi ndaj çekëve pro-serb që e quajtën kriminele lufte, kur ajo duke i dëbuar i quajti “serbë të ndyrë”.

Kur bombat me uranium të varfëruar binin mbi Serbi, ajo tentonte të na bindke se është për të mirën tonë. Përmes Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe me hipokrizi deklaroi “amerikanët nuk urrejnë serbët”.

Se “intervenimi humanitar i NATO-së” ishte edhe lufta e saj kundër Serbisë tregon sjellja e saj në Rambuje, kur ndërpreu bisedimet duke ju premtuar shqiptarëve referendum brenda 3 viteve, ndërsa serbëve aneksin B, ku parashikonte status okupimi për Jugosllavin, pas të cilës pasoi bombardimi.

Gjashtë vjet pas sulmit në promovimin e librit të saj “Zonja sekretare”, kur u pyet nëse në vitin 1999 do të sillej ndryshe, me ftohësi tha se është krenare në shumë hapa që ka ndërmarr, por “do merrte qëndrim akoma më të fortë ndaj Millosheviqit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat