Mehmeti: Policia e Kosovës ka dhënë maksimumin për sigurinë e vendit

Aktuale

Mehmeti: Policia e Kosovës ka dhënë maksimumin për sigurinë e vendit

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 10:42
Samedin Mehmeti

Të themi se pandemia nuk ka kursyer as Kosovën, duke bërë që vendi, sikurse gjithandej botës, është detyruar të zbatojë masat parandaluese për të mbrojtur shëndetin në rend të parë, duke iu bashkuar institucioneve tjera shëndetësore, dhe jo vetëm, të angazhuar për këtë çështje.

Kështu deklaroi Samedin Mehmeti, ud i drejtor i përgjithshëm i PK-së, në “Mirëmëngjesi Kosovë”.

Ai më tej sqaroi për punën dhe aktivitetin e PK-së, duke theksuar se rol parësor për policinë është siguria në vend, që përfshin një gamë të gjerë, që nuk përmban vetëm kujdesin nga pandemia, por edhe në segmenetet tjera, fjala vjen, lufta kundër krimit të çfarëdo llojit, duke qenë të angazhuar në përpilimin e planit shtesë në këtë drejtim.

“Ndoshta nuk është e tepërt të thuhet se policët kanë qenë në ballë të frontit në përballje me COVID-in, të cilët gjatë kësaj periudhe nuk kanë marrë fare pushim vjetor, duke punuar me orar të zgjatur, në përballje edhe me kushtet klimatike”, theksoi u.d. drejtor i përgjithshëm i PK-së, Samedin Mehmeti.

Tutje, për akltivitetin e bujshëm të PK-së, ai theksoi se sipas raporteve ndërkombëtare, Kosova është vlerësuar pozitivisht që është duke menaxhuar mirë situatën e rënduar nga COVID-19, narysrisht, duke ju falënderuar edhe institiucioneve tjera, që janë ballafaquar me këtë problem.

Si polici e Kosovës, shtoi ai, kemi marrë disa veprime ndoshta jo fort të mira për masën, duke ndaluar ahengje të ndryshme, por kjo ka qenë mënyra më e mirë për ta parandaluar shtimin e infeksionit në mjedisin tonë, ndonëse nuk duhet të jemi të kënaqur, por duhet theksuar se nga ky infeksion kanë humbur jetën shumë qytetarë, pavarësisht kujdesit të ofruar nga institucioni përkatës.

“Ndërkohë që po flasim për COVID-19, aktualisht kami 260 policë të infektuar dhe 400 pjesëtarë tjerë që janë në vetizolim”, konkludoi Mehmeti, ud dretor i përgjithdhëm i PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat